Fushata e Adidasit ka përdorur imazhin e Bella-s si një atlete retro, duke u referuar ndër të tjera edhe në Olimpiadën e Mynihut të vitit 1972, tragjedia e së cilës u shoqërua me rrëmbim dhe vrasje të 11 atletëve izraelitë nga grupet terroriste. Hadid ka shprehur zhgënjim dhe përbuzje për mënyrën se si Adidas ka përdorur këtë ngjarje tragjike në një fushatë reklamuese, duke e shfaqur atë si një kundërshtim të qartë ndaj vlerave dhe besimeve personale të saj.
Në reagimin e saj publik, Hadid ka theksuar nevojën për përgjegjësi dhe respekt ndaj historisë së tragjedive të mëdha, si dhe kujdesin për imazhin dhe integritetin e personave të përfshirë në ngjarje të tilla.