Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së Kimberly Cheatle ditën e sotme dha dorëheqjen,
Ajo pranoi se kishte dështuar në atentatin ndaj Trump dhe se kishte përgjegjësi në atë që ndodhi.
Donald Trump ka reaguar në lidhje me këtë gjë në Truth Social.
Ai shprehet se administrata Biden/Harris nuk arriti ta mbrojë siç duhet.
“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. Ishte nderi i madh ta bërë këtë”, shkruan Trump.