Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, ka njoftuar se kushtet për lirimin e pengjeve në Gazë po zhvillohen dhe se shpreson për një marrëveshje të afërt. Në një takim në Uashington me familjet e të rrëmbyerve, ai tha se presioni i fortë i ushtruar ndaj Hamasit nga Izraeli po bën të mundur këtë zhvillim.
“Unë besoj se nëse vazhdojmë kështu do të arrijmë një marrëveshje. Do të filloj duke thënë se është një proces, fatkeqësisht nuk ndodh menjëherë, do të ketë faza, por unë besoj se mund të ecim përpara me marrëveshjen”, tha Netanyahu.
Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar në konfliktin izraelito-palestinez, ku përpjekjet për të gjetur një zgjidhje janë të vazhdueshme në mes të rivalitetit të fortë dhe përpjekjeve për paqe.