Në Komisionin e Ligjeve pati një debat të ashpër mes deputetëve Dashnor Sula dhe Toni Gogu.
Debati ndodhi gjatë kohës kur Sula po jepte propozimet e tij lidhur me listat e kandidatëve.
“Nuk ka kuptim që 1/3 e listës e keni të mbyllur dhe 2/3 të hapura. Ose mbani listat e mbyllura, ose mbani listat totalisht të hapura”, tha Sula.
Ndërsa Gogu kërkoi që demokrati Sula ti jepte fund propozimeve.
Në këtë moment deputeti Sula iu drejtua Gogut duke i thënë “dil përjashta, nuk meriton fare të jesh në Kuvend”.