-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla flet për Faton Hajzirin: Nuk kemi garanci për identitetin e viktimës

Kryesoret

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka folur në lidhje me rastin e Faton Hajzirit ku u shpreh se bashkëpunimi me Serbinë nuk ekziston.
Ajo u shpreh se çdo gjë që ka ndodhur është mjegulluar nga pala serbe.

“Kemi qenë këmbëngulës që trupi i personit të vrarë kushdo qoftë ai t’i kthehet familjes për tu varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë me të cilat kemi mundur të pajisemi. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi që pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jenë të shtetasit Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla gjithashtu ka thënë se duhet pasur kujdes në raport me informacionet që shërbehen për këtë rast.

“Natyrisht që avokati i familjes do të ketë mbështetjen institucionale jo vetëm në Kosovë por edhe me misionin tonë që kemi në Beograd”, ka thënë Gërvalla. Ajo shtoi se ka rëndësi të dihet e vërteta për rastin e Hajrizit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit