-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu merrnin para qytetarëve për parkim në hapësira publike, në pranga 3 persona në Durrës

Kryesoret

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 persona të cilët iu merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike.
Njoftimi:

Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë, në rrugën “Taulantia”, procedohen penalisht 3 shtetas.

Si rezultat i intensifikimit gjatë sezonit veror, të punës në terren dhe kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive ekonomiko-financiare, specialistët për hetimin e krimeve në këtë fushë konstatuan se 3 shtetas shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin, si 2 vendparkime automjetesh, hapësira publike në rrugën “Taulantia”.

Për rastet u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet dhe bashkëpunimi me qytetarët, për goditjen e kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit