-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhimi i armëve, Çupi: Ligj klientelist, skemë vjedhje e PS-së

Kryesoret

Debate te Komisioni i Ligjeve për ligji për prodhimin dhe shitjen e armëve. Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi akuzoi se po shkelen të gjitha procedurat. Çupi tha se nuk ka asnjë studim dhe vlerësim se çfarë fiton shteti në këtë çështje dhe se nuk ka as vlerësim për pronat e ushtrisë që do t’i përdorni për këtë shoqëri.

“Ligji për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve së pari shqyrtohet pa respektuar procedurën dhe afatet e rregullores së Kuvendit. Rregullorja përcakton afatin e shqyrtimit pasi të kenë kaluar 2 javë nga depozitimi. Se dyti; kjo shoqëri do të bazohet në një projektligj që ende nuk është miratuar në Kuvend.

Një turp! E treta një shoqëri që krijohet pa përcaktuar sa përqindje do të këtë partneri jo publik në këtë shoqëri. Perse ju duhen 6.5 milionë euro për krijimin e kësaj shoqërie? Perse nuk keni përcaktuar sa janë vlerësuar pronat e ushtrisë që do ti përdorni për këtë shoqëri?

Ky ligj është klientelist, i porositur, dhe akti i radhës i kësaj mazhorance për të krijuar një skemë vjedhje. Ju po vidhni leket e shqiptareve për t’i përdorur për partinë shtet nesër në zgjedhje”, tha Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit