Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha se për të dytin vit radhazi janë hapur aplikimet për kredi për punonjësit e administratës publike.
Spiropali tha se janë hapur 300 kuota për kredi të lehtësuara për administratën publike ku përftues janë arsimtarë, mjekë, policë, ushtarakë etj.
“90 nga kuotat do të jepen për Ministrinë e Brendshme, 90 për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, u shpreh Spiropali.
Ajo tha se aplikimi do të bëhet online përmes portalit e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri në datën 14 gusht.