24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj kryetarit të komunës, Prokuroria e Maqedonisë: Një 36-vjeçar i dyshuar

Kryesoret

Prokuroria Publike e RMV-së ka njoftuar se ka dorëzuar propozimin për paraburgim për një person i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga Haraçina.

“Ai dyshohet se më 1 prill ka tentuar të vrasë me dashje kryetarin e kësaj komune dhe ka vënë në rrezik jetën e disa personave të tjerë. Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, është parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një pushkë automatike në duar”.

“Ai filloi të qëllonte mbi kryetarin e komunës dhe goditi me disa plumba dy persona në afërsi të tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit