5 persona vdiqën duke përdorur mjete piroteknike dhe disa njerëz të tjerë u plagosën, disa prej tyre në rrezik për jetën, citojnë mediat gjermane.
Sipas një bilanci paraprak, 15 oficerë policie dhe një zjarrfikës u plagosën, tha zyrtarja e Ministrisë së Brendshme gjermane për Agjencinë Gjermane të Shtypit.
“I dënoj këto akte në termat më të ashpër të mundshëm dhe pres që ato të hetohen dhe ndiqen në mënyrë të vazhdueshme”, tha ajo.
Po ashtu rreth 50 persona sulmuan forcat e policisë me fishekzjarrë dhe shishe natën e ndërrimit të viteve në Gjermani.
Sipas hetuesve, krimet e regjistruara kanë të bëjnë kryesisht me lëndime të rrezikshme trupore, shkelje të qetësisë dhe shkelje të ligjit për lëndët plasëse.









