Fatjon Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe pasi dyshohet se vrau një efektiv.
Që prej datës 18 korrik ai ka qenë në kërkim ku dhe është raportuar se e vrau policin por dhe gjithashtu plagosi një tjetër afër Bosje Hercegovinës.
Për vdekjen e tij ka reaguar dhe Luiz Ejlli i cili e ka quajtur atë hero.
“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh ai.
I njëjti tutje theksoi: “Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni”.