Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.
Kjo kontratë do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 ku nis dhe puna për ndeshjet e UEFA për Kualifikueset e Botërorit.
Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen.
Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.