Armando Broja rikthehet në formë me Chelsean. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është në merkato këtë vere. Grumbullimi nga trajneri i bluve Enzo Maresca në turneun para sezonal në SHBA është një sinjal se Broja mund të fitojë kuota për të qëndruar.
Sulmuesi i kombëtares u hodh në fushë në pjesën e dytë në miqësoren e bluve me Wrexham në miqësoren e luajtur në Santa Clara të Kalifornisë.
22-vjeçari në minutën e 82 mori një top në zonë, e mbrojti mirë mes dy kundërshtarëve duke zgjedhur në vend të një iniciative personale një pasim për shokun e skuadrës Ugochukwu që nuk mund të gabonte për golin e 2-2, që ishte dhe rezultati final i takimit.