Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin e quajtur “Lapardha 2” në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit,ku dy persona janë konfliktuar mes tyre për motive banale.
Pasi kishin konsumuar alkool në lokal konflikti vijoi edhe jashtë derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
42-vjeçari është arrestuar më pas nga policia.