Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se është i gatshëm që të rikandidojë për një mandat të dytë.
Megjithatë, emërimi i tij zyrtar nga Partia Social Demokrate (SPD) mbetet në pritje.
“Do të kandidoj të bëhem sërish kancelar”, tha Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin, duke theksuar se SPD është “shumë e bashkuar” si parti. “Ne të gjithë jemi të vendosur të shkojmë së bashku në fushatën e ardhshme zgjedhore federale dhe të fitojmë,” tha ai.