Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është pyetur nëse ka marrë mesazhe kërcënimi nisur nga fakti që pak ditë më parë një ekspert i kriminalistikës u shpreh se i kishin çuar një mesazh kërcënues në telefon, “Mos dil vetëm natën”.
Gazetari: Drejtor ekziston një pretendim se ju jeni kërcënuar kohët e fundit përmes mesazheve, mbi drejtimin tuaj si qëndron e vërteta?
Sula: Nuk është aspak e vërtet. Unë bëj jetën normale të një qytetari të thjesht shkodran dhe nuk jam i frikësuar.