-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-ja dhe Kanadaja dedektojnë avionë të Kinës dhe Rusisë në Alaskë

Kryesoret

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë u ngritën në ajër pasi dy avionë rusë dhe dy të ushtrisë kineze u detektuan në hapësirën ndërkombëtare, afër Alaskës bëri të ditur Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

“NORAD detektoi, gjurmoi dhe pengoi dy avionë rusë TU-95 dhe dy avionë ushtarakë PRC H-6 duke operuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës [ADIZ] më 24 korrik 2024. Avionët luftarakë të NORAD-it nga SHBA-ja dhe Kanadaja kryen operacionin”, u tha në deklaratë.

“Zona e identifikimit” është një pjesë e hapësirës ajrore ndërkombëtare që vepron si zonë ndalimi dhe zona gjendet aty ku përfundon hapësira ajrore kombëtare e SHBA-së dhe Kanadasë. Të gjithë avionët që hyjnë në ADIZ duhet të identifikohen për arsye të sigurisë kombëtare, tha NORAD. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit