Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë, Carsten Breuer është shprehur se sheh një rrezik në lidhje me ushtrinë gjermane.
“Ne po vëzhgojmë se ushtria ruse po orientohet drejt Perëndimit”, tha Breuer, zyrtarisht inspektori i përgjithshëm i Bundeswehr-it, për gazetën lokale Sächsische Zeitung, shkruajnë mediat e huaja.
Ai u shpreh se për gati 8 vite forcat ruse mund të kenë personel për të sulmuar NATO-n.
“Ushtria ruse rrit numrin e tankeve të saj me 1000 deri në 1500 njësi shtesë çdo vit. Pesë vendet më të mëdha evropiane anëtare të NATO-s së bashku kanë vetëm gjysmën e tyre në inventarin e tyre”, citohet të ketë thënë Breuer.