-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skemë pastrimi parash nga Spanja në Shqipëri

Kryesoret

Prokuroria ka zbuluar një skemë të pastrimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ngre akuzë për një shqiptare dhe tre të huaj, Jozefina Gjoni, Saverio Ciampi, Claudio Cuchi dhe Manrico Erriu.

Nga hetimet e kryera lidhur me këtë çështje ka rezultuar se personat e përfshirë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Keta persona kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit