Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të zgjasë 2 ditë.
Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.
Në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.
Për votim do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore. Në rendin e ditës për seancën e sotme pritet të miratohen emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.