Avokati, Arianit Koci i cili është autorizuar si përfaëqësues i familjes Hajrizi është nisur ditën e sotme drejt Serbisë për të tërhequr trupin e të ndjerit.
Lajmi është konfmiruar nga vetë avokati.
“Posa hyra në Serbi. Tash po vazhdoj tutje me aktivitete në realizimin e misionit tim. Për momentin nuk mund të ndaj më shume informata me mediat dhe publikun. Sidoqoftë, ka tendeca me u zvarritë kthimi i kufomës”, ka thënë Koci.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.