-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arnimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë të respektohet përfaqësimi gjinor

Kryesoret

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas amendamentit të propozuar nga deputetet e PS-së dhe PD-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

OSBE shprehet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në reagimin e OSBE.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, ministrja Elisa Spiropali, Etilda Gjonaj dhe deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë kërkuar që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit