Avokati Arianit Koci tha për autoritetet serbe se ka kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së Faton Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike.
Sipas arsyetimeve të zyrtarëve serbë shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht.
“Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pras pjesërisht përputhen. Si duke ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekulojë në atë drejtim edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre”, tha avokati.
Më pas ai theksoi kufoma e Hajrizit është e mbyllur hermetikisht për shkak të dëmtimeve dhe shikimi i trupit të tij nuk i lejohet as nënës së tij.