Manchester City është gati që të rivalizojë Barcelonën për të siguruar shërbimet e Dani Olmos i cili shkëlqeu me Spanjën në Euro 2024.
Reprezentuesi spanjoll është mbushur me oferta dhe largimi nga Leipzigu këtë verë është një mundësi reale.
Krahas faktit që po synojnë transferimin e Nico Williams, Barcelona po përpiqet që të ndërtojë një strukturë për transferimin e Olmos, me Leipzigun që po shpreson të fitojë 60 milionë euro nga ai.
Klauzola e tij e mëparshme e lirimit ishte vënë në atë shumë dhe klubi gjerman dëshiron një shumë të njëjtë për 26-vjeçarin