-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Nis ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, delegacioni shqiptar në varkë

Kryesoret

Ka nisur zyrtarisht ceremonia e hapjes  për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë menduar që “sfilata” të zhvillohet në varka mbi lumin Senë.

Delegacioni shqiptar ka qenë pjesë e varkës së tretë që doli në pjesën e lumit ku zhvillohet ceremonia, me mundësin Zelimkhan Abakarov i cili ishte mbajtës i flamurit kuqezi në këtë paradë të pazakontë.

Tetë përfaqësuesit e Shqipërisë

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

SHIKO VIDEON

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit