Policia shqiptare dhe ajo malazeze kanë asgjësuar 11 mijë bimë kanabis sativa në Klemend të Malësisë së Madhe.
Ata arrestuan 28-vjeçarin Mark Gilaj të cilët iu gjetën edhe dy armë.
Zv. drejtori i Policisë në Malin e Zi Lazar Scepanoviç në një konferencë për shtyp u shpreh se aksionet e përbashkëta më Shqipërinë për të goditur trafikun e drogës do të vijojnë.
“Ky është aksioni i parë ku dy policitë operuan sëbashku por nuk do të jetë i fundit. Përsa i përket grupeve kriminale, veprojnë në të dy anët e kufirit me qëllime përfitimi dhe jemi të vendosur për të mos lejuar këto veprimtari kriminale në Shqipëri dhe Malin e Zi. Ky operacion tregon se policia malazeze dhe shqiptare janë partnerë të besueshëm në goditjen e aktiviteteve kriminale në të dy vendet”, u shpreh Scepanoviç.