-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia financon projekte për ‘forcimin e identitetit serb’ në Bosnje e Hercegovinë

Kryesoret

Ministri pa portofol i Qeverisë serbe, Gjorgje Milliçeviq, ka nënshkruar në Banjallukë 13 kontrata për mbështetje financiare për projekte që synojnë “forcimin e identitetit kombëtar dhe kulturor serb” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe entitetin serb, Republika Sërpska.

Mbështetja financiare kap vlerën prej 675 mijë eurosh, tha Qeveria serbe.

Kontratat u nënshkruan gjatë një takimi që Milliçeviq zhvilloi më 25 korrik me përfaqësuesit e “shoqatave serbe dhe organizatave joqeveritare nga Republika Sërpska dhe Bosnje e Hercegovina”.

Në njoftim u tha se “pjesa më e madhe e fondeve është destinuar për blerjen e pajisjeve për shoqëritë kulturore dhe artistike, për tekstet shkollore dhe tekstet e tjera për shkollat plotësuese serbe si dhe për pajisjet sportive për klubet serbe në diasporë”.

Pas nënshkrimit të kontratave, Milliçeviq tha se “interesat kombëtare dhe qëllimet e popullit serb në shekullin 21 janë paqja, stabiliteti ekonomia dhe mbi të gjitha uniteti”. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit