Ditën e sotme në Shkodër janë vënë në hetim 10 persona pasi transportonin me mjete lundruese turistë nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës.
Ata transportonin pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre dhe pa i pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti.
10 personat e proceduar penalisht janë N. K., 43 vjeç, L. M., 39 vjeç, S. M., 28 vjeç, K. M., 43 vjeç, P. N., 43 vjeç, M. K., 67 vjeç, J. Gj., 27 vjeç, K. N., 54 vjeç, R. C., 69 vjeç dhe N. Sh., 63 vjeçe.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.