Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në lidhje me zjarret në Lezhë.
Ai shprehet se ka pasur 4 vatra zjarri sot.
“Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie. Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët në Shëngjin”, shkruan Balla.