Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, ka bërë një postim shumë prekës sot në rrejtet sociale për babanë e tij të ndjerë, Zef Deda.
Ai ka publikuar një fotografi të vjetër e cila ka një urim ditëlindjeje në mungesë.
“Sot do ishte 74 vjeç!
Njerëz si ti, zemra ime, kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Gëzuar ditëlindjen Bos.
Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty…!”, ka shkruar ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, krahas imazhit që mori mijëra pëlqime.
Kujtojmë se aktori i mirënjohur, Zef Deda, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023. Ai ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.