Lojtari kuqezi Keidi Bare firmos në La Ligën 2 spanjolle. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka finalizuar akordin me Real Zaragoza.
“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi spanjoll për 26-vjeçarin fierak.
Bare qëndroi te Espanyol për 4 sezone, ku ishte një nga lojtarët kyç, me këta të fundit që siguruan ngjitjen në La Liga përmes raundit play-off.
Në 42 ndeshje të zhvilluara në sezonin e shkuar, Bare ka asistuar në 3 raste.









