Një person është mbytur sot në bregdetin e Rushkullit në Durrës.
Sipas burimeve bëhet me dije se personi është rreth moshës 50-vjeçare.
Trupi i pajetë i 50-vjeçarit po dërgohet në morgun e Durrësit për tu bërë procedurat e nevojshme të autopsisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.