-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Berisha: PD i ktheu votën shqiptarëve jashtë vendit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në tubimin e sotëm ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai është shprehur se PD ka zbatuar betimin solemn duke kthyer votën e diasporës.

Berisha: Të dashur miq, PD në përpjekjen e saj realizoi mbrëmë zotimin e saj solemn, kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit, të drejtës kushtetuese për votim.

Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Në qoftë se vota e diasporës dhe emigracionit u sanksionua, qeveria teknike dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve është detyra e të gjitha detyrave.

Është misioni i çdo demokrati dhe demokrateje.

Miqtë e mi, Edi Rama, i zhytur në krime të rënda, nuk pranon kurrë të dorëzojë pushtetin me votë.

Nuk pranon kurrë të lejojë shqiptarët të votojnë të lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit