9 persona nga Tirana u bllokuan nga mjeti lundrues afër fshatit të plazhit të Krorëzës.
Ata u shpëtuan nga policia detare dhe u transportuan në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët kishin dalë për një guidë turistike në këtë zonë, kur gomonia e tyre pësoi defekt.
‘Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit????Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.
Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.’, thuhet në njoftimin e policisë.