Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, do të garojë në finale në Olimpadën e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në finale do të përballet me ubzeken, Diyora Keldiyorova.
Me shkuarjen në finale, ajo tashmë ka siguruar të paktën medaljen e argjentë. Kjo do të jetë medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit, dhe medalja e katërt olimpike në përgjithësi.
Në gjysmëfinale ajo mposhti italianen, Odette Giuffrida. Për dallim nga luftërat e kaluara, që i fitoi me Ippon, Krasniqi e siguroi finalen pasi xhudistja italiane mori tri dënime.
Ndërkaq, rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Në të dytin, ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia. Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.
Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë. Për më shumë kliko KETU