Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për kongresin e sotëm.
Ai u shpreh se numërohen mbi një mijë anëtarë në PS.
Klosi tha se ndryshimet në qeveri ishin eksluzivitet i Ramës.
“Ne jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.