Në Vaun e Dejës kanë vijuar intensivisht kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat e kontrolleve nga ajri në zona me terren shumë të vështirë, janë gjetur dhe u asgjësuar 8602 bimë kanabis.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.