Ditën e djeshme një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit dhe po vijon të jetë aktiv.
Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor i ndihmuar edhe nga 50 forca ushtrie kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll.
Mëngjesin e sotëm ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj, por nuk përbën problem për zonën e banuar.