Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi thotë se Shqipëria nuk është gati për hapjen 100% të listave.
“Këto janë cështje që i takojnë strukturave të PD-së, por meqë është bërë një diskutim i zgjedhur unë mund të them se nuk jam eksperte e kodit zgjedhor, të them mekanizmat me detaje si mund të vlerësohen, por disa gjëra janë të qarta.
Kjo nuk është reforma zgjedhore, por zbatim i tre vendimeve të Kushtetueses. A ishin të volitshme dhe për kë ishin të volitshme? Vota e diasporës nuk ishte dhe tani është. 1.8 milionë shqiptarë jashtë kanë të drejtë që të votojnë.
Ky ka qenë premtim i PD-së nuk do të ishte e drejtë të mos u njihej atyre që jetojnë jashtë. Arritja e dytë ishte cështja e pragut për deputetët e pavarur. Listat? Nuk ka qenë asnjëherë kërkesa e PD-së 30%, ishte 20% sepse Kushtetuta kërkon 2/3 e listave të hapura.
Nga 43 vende që u morën vetëm dy kishin lista të hapura dhe kryesorja është cilësia e atyre që fitojnë pa pasur një gravitet partiak. Kush ishte super stari elektoral i zgjedhjeve të fundit, partia e të cilit u rrit me 800%, ishte Tom Doshi.
Kush ishte programi i tij? Kush e theu hersin? Boci, Xhafaj me peshën personale në zona të caktuara. Që vetëm tre ta thyejnë herësin, do të thotë se partia të bëhet garantë e njerëzve që votohen. Listat tërësisht të hapura nuk i përgjigjen stadit të zbatimit të ligjit në Shqipëri.
Për ministrat teknikë, këta rezultuan figura të konsumuara, në nivele ku diktati politik ishte shumë më i madh se ai i figurave politike.
Nëse ka pasur një ministër rendi të akuzuar për pjesëmarrje në vepra të rënda penale, përfshirë vrasje, komunikime ne Encro, ai kishte një peshë të vetën politike dhe i jepte faturën qeverisë, por kishte profilin e tij politik.
Por që një drejtor të vendosë për portin e Durrësit, të japë prova për një kontratë së fundmi 12 mln euro, apo tjetri kishte qenë drejtori i AKBN. Në cdo rast nuk përbën plotësimin e kërkesës së PD-së për qeveri teknike” tha ajo.