Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibër pas 12 vitesh. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.
View this post on Instagram
‘Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona‘- shkruan Bebe.