-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy vëllezër për vrasjen e 2018-ës në Dibër, sekuestrohen 3 armë zjarri

Kryesoret

Dy vëllezër janë arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e një personi të ndodhur në qarkun Dibër në vitin 2018.

Arrestimi i dyshuarve, K.K. dhe K.K., të dy 39 vjeç, u realizua pas një operacioni të madh policor të realizuar nga Policia e Dibrës, me mbështetje nga strukturat e Policisë Kriminale dhe ato të Gjirokastrës.

Gjatë operacionit, policia ka kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri, përfshirë dy kallashnikovë dhe një pushkë, së bashku me municion luftarak, një thikë dhe disa aparate celularë.

Të dyshuarit do të dërgohen për hetime të mëtejshme, ndërkohë që armët do t’i nënshtrohen analizave të thelluara për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, përfshirë vrasjen e vitit 2018.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit