Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mbajtur një konfeelrencë të përbashkët me homologun e tij boshnjak Elmedin Konakoviç.
Në konferencë shqyrtuan dhe vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe hapat e hedhur në këtë drejtim, të cilat së fundi kanë dhënë rezultat konkret në procesin e integrimit të Bosnjë-Hercegovinës. Statusi i vendit kandidat dhe vendimi dhe rekomandimi i Komisionit për çeljen e negociatave, është jo vetëm një stimul i fuqishëm, por edhe konfirmim i patjetërsueshëm në rrugën e afrimit me Bashkimin Europian”, u shpreh Hasani.
Ai tha që konstatuam që përpjekjet për rreziqet dhe përballimin në Ballkanin Perëndimor janë të njëjta ose të përafrueshme me palën boshnjake.