Në pritje të miratimit të dekreteve, Presidenti Bajram Begaj ka pasur një takim me Elisa Spiropalin në zyrën e kreut të Shtetit.
Spiropali mban ende detyrës së Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Kuvendi do të votonte sot në një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet dhe emrat e rinj të kabinetit qeverisës por kjo seancë u shty për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.