Zbardhen detaje të reja nga vdekja e biznesmenit Armand Nelaj në fund të qershorit në Vlorë.
Sipas policisë ai vdiq pasi i shpërtheu aksidentalisht në gomone tritoli që ishte nisur për ta vendosur në një anije për shkak të konkurrencës. U ndalua një person, shoku i tij.
Ai është 35-vjeçari Erdion Muho, i cili u arrestua nga policia këtë të hënë në lidhje me shpërthimin e ndodhur më 25 qershor në Sarandë, ku ndërroi jetë biznesmeni Armand Nelaj.
Erdian Muho në vitin 2021 ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të Jozefina Topallit.