Gjykata e Apelit ka rikthyer për gjykim në Gjykatën e Tiranës me tjetër trupë gjykuese çështjen e Kristian Boçit dhe 6 personave të tjerë pasi akuzohen për pastrim parash.
“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:
– Prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues.” Thuhet në vendim