Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me Lojërat Olimpike në Paris.
Këshilli shprehet se e kanë ndjekur me shqetësim cënimin dhe përdhosjen e vlerave universale nëpërmjet ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike.
“Lojërat olimpike dhe sporti në përgjithësi ka shërbyer dhe duhet të shërbejë për komunikim ndërkulturor dhe bashkëndarje të vlerave universale, duke bashkuar kombe e popuj, pavarësisht origjinës, ngjyrës, religjionit, gjuhës dhe kulturës”, shkruan KNFSH.
Më tej Këshilli Ndërfetar shpreh se shfaqja ndikon negativisht në brezat e rinj me antivlera dhe fyerje të veshura me nuanca pagane dhe antimorale e antifetare.