-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DETAJET/ Tragjedia në Lezhë, babi shef spitali dhe goca studente e mjekësisë

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Gjader, në zonën e quajtur Gocaj.

Burime zyrtare konfirmojnë se jetën kanë humbur Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, çka ka sjellë përmbysjen e tij dhe pasojat fatale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet humbja e kontrollit mbi mjetin si një nga pistat kryesore.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një prej punonjësve të saj.

Në reagim thuhet se Dr. Keçi kishte shërbyer për rreth 6 vite në sistemin penitenciar me përkushtim dhe profesionalizëm, duke lënë pas vlerësim të lartë nga kolegët dhe drejtuesit./ A2

Aksdient në Lezhë, humbin jetën babë e bijë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit