Notari shqiptar Grisi Koxhaku është eleminuar prej garës në not në Olimpiadën që po mbahet në Paris.
“Grisi Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32. Një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Koxhaku është notari i dytë që eliminohet nga Lojërat Olimpike pas Kaltra Meçës.