Në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.
Ndërkohë dy avionë nga italia dhe një helicopter po ndërhyjnë nga ajri. Tek resortet turistike zjarri është vënë nën kontroll dhe për momentin nuk përbën rrezik.
Flakët që vijojnë prej dy ditësh në malin e Shëngjinit dhe kanë përparuar riaktivizohen herë pas here për shkak të erës dhe bimësisë së dendur.