Kuvendi pritet që të mblidhet në seancë të posaçme plenare pasditen e sotme në orën 17:00 për miratimin e emrave të rinj.
Presidenti Begaj dekretoi sot shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes si ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri, në 18:00 mblidhet Kuvendi
Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e 3 ministrave të rinj, Ervin Hoxha i Brendshëm, Pirro Vengu i Mbrojtjes, Petrit Malaj i Financave, si edhe emërimin e Ballës si ministër shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.